Shaip Kamberi flet për gabimin e shqiptarëve në çështjen e Luginës së Preshevës
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, z. Shaip Kamberi në një intervistë për “Balkan Talks”, thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës gjithmonë janë përballur me probleme për shkak të diskriminimit nga serbët.
“Është një realitet i zymtë politik, një popullsi gjithnjë e më tepër duke u zvogëluar që ballafaqohet për njëzet vite, ndoshta dhe më shumë nëse vendosim dhe periudhën e Millosheviçit, me një diskriminim të egër shtetëror,”- shprehet Kamberi.
Kjo situatë e vështirë ka ndikuar dhe në largimin e shumë prej shqiptarëve nga vendi i tyre.
“Sot pavarësisht kësaj, që ka ndodhur, të largimit të shumë njerëzve, në Preshevë shumica është absolute shqiptare mbi 90%, në Bujanovc është diku 56%. Por në Medvegj ajo që është më e dhimbshme është se aty jetojnë vetëm 500-600 shqiptarë, pjesa tjetër është në Kosovë,”-tregon Kamberi.
Pjesa më e madhe e partive serbe i bojkotuan zgjedhjet e fundit por partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje dhe ai tregon arsyen.
“Gjithmonë kemi menduar se pjesëmarrja është rruga më e mirë t’i thuhen të vërtetat në sy të tyre atje dhe kjo çështja e bojkotit të një spektri të caktuar politik shqiptar i ka shërbyer si alibi Serbisë. Ne dëshirojmë të bisedojmë me shqiptarët, por ja këta janë bojkotues, në anën tjetër ata nuk kanë nisur asnjë proces dialogimi me neve që ishim pjesëmarrës,”- tha z. Kamberi.
Ai thotë se, politika serbe duhet të kuptojë se shqiptarët janë një popull i rëndësishëm dhe duhet të shohin të ardhmen dhe jo të shkuarën.
“Shumica e partive opozitare edhe e partive që ishin dikur blloku parlamentar e akuzojnë Millosheviçin dhe Vuçiçin se po e shet Kosovën. Ata nuk kanë koncept të pajtimit me shqiptarët, nuk mbizotëron logjika e Dimitro, i cili thotë që me shqiptarët duhet të kemi marrëdhënie të mira, fqinjësi të mirë sepse janë popull i rëndësishëm në Ballkan”-tregon Kamberi.
Çështja e Luginës së Preshevës duhet të diskutohet tani sepse nëse shtyhet më vonë do jenë larguar shumë shqiptarë nga aty.
“Të themi realisht, Kosova, çështjen e Luginës së Preshevës duhet ta kishte shtruar më parë, kur është diskutuar përgjegjësia që Kosova do të marrë për pakicat. Tani është momenti i fundit, e kanë një obligim moral dhe detyrim kombëtar”- tha ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen