SHBA-BE kërkesa për Kurtin/Berisha: Më 14 shtator shtohet presioni i ndërkombëtarëve
Analisti Ridvan Berisha, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe për takimin e 14 shtatorit.
Ai theksoi se që prej ardhjes së Albin Kurtit në qeveri, ndërkombëtarët po mbajnë anën e Serbisë.
Më tej ai nënvizoi se në takimin e Brukselit do të shtohet presioni i ndërkombëtarëve për Kosovën.
“Që prej ardhjes të qeverisë Kurti më duhet të them se një pjesë e komunitetit të rëndësishëm ndërkombëtar, po ia mban anën Serbisë dhe po e vë në qendër të kritikave Kurtin, në disa raste dhe me arsye, sepse Kosova nuk i ka kryer detyrat e saj. Besoj që në Bruksel, diskutimi do të jetë se si do të eskalohet situata në Veri.
Pres që Kurti të diskutojë për zbatimin e plotë të të gjithë pikave të marrëveshjes por realisht bashkësia ndërkombëtare pret deeskalim të plotë, mbajte shpejt e shpejt të zgjedhjeve të parakohshme dhe të hiqet nga tavolina ky problem në mënyrë që të vijohet më tutje. Nga takimi i 14-shtatorit pres një retorike politike, pres nga ana e kryeministrit që Serbia të jetë konstruktive. Ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, do të kemi kërkesa taksative”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë