Gazetari Xhunga: PD e Berishës pjesë e shkatërrimit këto 32 vite

3 Shtator 2023 | 12:56

Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania se në 32 vite politikë që ka vjedhur e ka grabitur, për një pjesë të konsiderueshme është përgjegjëse Partia Demokratike e së shkuarës, pra ajo e Sali Berishës.

Ai theksoi se tre persona janë përgjegjës, ndërsa pjesa tjetër janë vetëm shkaku. Sipas Xhungës janë Rama, Berisha dhe Meta ata që kanë vendosur për gjithçka në Shqipëri dhe kanë pasur pushtet absolut.

“Partia Demokratike e Shqipërisë po ndahet nga e gjitha kjo, po mban një qëndrim që sot është në koordinim me popullin shqiptar, me nevojat e popullit shqiptar dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar e veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që duan sot një Shqipëri ndryshe,” – u shpreh gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026