SHBA i kërkon Kurtit të shtyjë afatin për targat: Me rëndësi të shmangen tensionet
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta shtyjë zbatimin e vendimit për targat.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier u shpreh se është e rëndësishme të shtyhet vendimi për targat e reja të automjeteve.
“Me rëndësi të shmangen tensionet dhe të shtyhet zbatimi i vendimit për targat e reja. Ne dënojmë gjithashtu veprimet për frikësim apo hakmarrje ndaj atyre që kanë ndërruar targat e tyre”, shkroi Hovenier.
Important to avoid tensions and postpone implementation of new license plate rules. We also condemn actions to intimidate or retaliate against those who have changed their plates. https://t.co/LkujTK0opf
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 27, 2022
Përmes një bisede telefonike që ka pasur me kryeministrin Kurti, Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, gjithashtu ka kërkuar që të shtyhet vendimi për targat.
“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e reja, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam partneritetin tonë dhe qëllimet e përbashkëta drejt avancimit të integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, shkroi ai në Twitter.
Ditën e djeshme, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se popullsia serbe në Kosovë do të rezistojë, nëse nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve me targa KM.
LEXONI GJITHASHTU
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 10:15 Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari
- 10:13 Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e monedhat kryesore
- 09:57 Kampi i Kongos: Ebola mund të përhapet me shpejtësi, të paktën 30 vdekje
- 09:57 Përplasja Trump-Meloni, Spanja dhe Belgjika mbështesin kryeministren italiane: Mjaft me fyerjet nga Shtëpia e Bardhë
- 09:47 Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë
- 09:30 Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash (VIDEO)