“SHBA të ndihmojë Shqipërinë”, Kongresi amerikan rezolutë për aktivitetet e Iranit
Anëtarë të Kongresit amerikan kanë miratuar një rezolutë për Iranin dhe për politikat që duhet të ndjekë administrata e presidentit Joe Biden në këtë drejtim.
Konkretisht, rezoluta i kërkon Uashingtonit që të mbështesë protestat iraniane dhe planin e lideres së fraksionit Muxhahedinët e Popullit Iranian, Maryam Rajavi për të ardhmen e Republikës Islamike.
Duke iu referuar aktivitetit dashakeq të regjimit të ajatollahëve në Ballkan, rezoluta i kërkon gjithashtu qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të bashkëpunojnë me aleatët e saj në rajon, përfshirë Shqipërinë.
Në këtë aspekt, administrata amerikane do t’u kërkojë këtyre vendeve që të parandalojnë aktivitetet e dëmshme të misioneve diplomatike të regjimit iranian, mbylljen e tyre dhe largimin e agjentëve të tyre.
Ndër rastet më të fundit të aktiviteteve dashakeqe të Iranit figuron edhe sulmi ndaj infrastrukturës elektronike të institucioneve shqiptare.
Sulmet në fjalë detyruan qeverinë Rama të urdhëronte mbylljen e ambasadës së Republikës Islamike në Tiranë dhe po ashtu të largonte nga vendi stafin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)