SHBA: Të shqetësuar me deklaratat e opozitës në Kosovë kundër planit evropian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian.

Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, referuar kundërshtimeve që i kanë shfaqur së fundi partitë opozitare LDK e PDK ndaj propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që gojarisht u pranua më 27 shkurt në Bruksel nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin”, thotë zëdhënësi i ambasadës amerikane.

- Advertisement -

Në deklaratën theksohet se “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE. Në veçanti, ne e mbështesim plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përpjekjet tona të përbashkëta për ta çuar përpara këtë propozim kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës”

Zëdhënës i ambasadës amerikane po ashtu tha se edhe Biden e Blinken e nënvizuan mbështetjen e fortë për propozimin e BE-së, për të çuar përpara Kosovën drejt stabilitetit rajonal e integrimit evropian e euroatlantik.

“Në nivelet më të larta të qeverisë, ShBA e kanë bërë të qartë këtë mbështetje. Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë shumë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, përfundon deklarata.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gazetari: Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

Gazetari Albi Xhunga tha në “Now me Erla Mëhillin” se edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do të ishte territor i...

“SHBA është me ne”, Bido: Si mund të fitojmë ndaj Serbisë si shqiptarë të bashkuar

Drejtori i përgjithshëm i arkivave, Ardit Bido tha në emisionin Now në Euronews Albania se deklaratat e DASH kanë qenë të qarta dhe kambanë...

VIDEO| Autobusi që shpërtheu në flakë në Itali me turistë, të paktën 21 viktima

Një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi të paktën 10 metra mbi shinat e një hekurudhe në Mestre, një...

TË FUNDIT

Politikani i opozitës serbe: E njohim Kosovën si shtet të pavarur, Vuçiç kriminel

Politikani i opozitës serbe, Nikola Sanduloviç deklaroi për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se ata e njohin Kosovën si shtet të pavarur,...

Analisti: Ja plani i Vuçiçit për të shpëtuar të tmerrshmin Radoiçiç

Analisti Neritan Alibali tha në emisionin Now në Euronews Albania se duke e arrestuar, Serbia po e mbron Milan Radoiçiç. Alibali u shpreh se me...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×