Shefi i CIA-s bisedë telefonike me kreun e inteligjencës ruse, zbardhen diskutimet

12 Mars 2025 | 10:09

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmëeve ruse, RIA Novosti, të dy zyrtarët diskutuan “bashkëpunimin midis shërbimeve inteligjente në fushat me interes të ndërsjellë dhe zgjidhjen e situatave të krizës”. Në deklaratë thuhet gjithashtu se është arritur një marrëveshje për të mbajtur kontakte të rregullta me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe për të ulur konfrontimin në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit.

Telefonata mes Naryshkin dhe Ratcliffe ndodhi pas bisedimeve mes delegacioneve ukrainase dhe amerikane të mbajtura në Arabinë Saudite, në kuadër të negociatave për paqe. Pas këtyre takimeve, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se do t’ia paraqesë ofertën e armëpushimit 30-ditor Rusisë, duke theksuar se “topi është në fushën e tyre”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se tani i takon SHBA-së të bindë Rusinë që të pranojë propozimin, të cilin ai e cilësoi si “pozitiv”.

Në një deklaratë të përbashkët, Uashingtoni njoftoi gjithashtu se do të rifillojë menjëherë shkëmbimin e inteligjencës dhe ndihmën e sigurisë për Ukrainën, të cilat ishin pezulluar pas një grindjeje të paprecedentë publike në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi në Jeddah ishte kontakti i parë zyrtar midis SHBA-së dhe Ukrainës që nga përplasja mes Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale muajin e kaluar.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, i cili mori pjesë në bisedimet në Jeddah, pritet të udhëtojë në Rusi në ditët në vijim, megjithëse kjo mund të ndryshojë në varësi të zhvillimeve të fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U ngjitën në majë të ndërtesës Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë

Dy persona janë arrestuar pas një propozimi për martesë në majë të kullës Empire State Building të mërkurën, pasi ata u ngjitën në majë të...
20:33 | 01/07/2026

Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran

Një zyrtar iranian ka bërë të ditur se rrugët e drejtpërdrejta të transportit të mallrave nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Iran janë rikthyer, duke...
20:24 | 01/07/2026

Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të tregojnë kujdes të shtuar ndaj çështjes së Tajvanit, gjatë një telefonate me...
20:20 | 01/07/2026