Shella: Ja cila është detyra e lënë nga Kushtetuta që Kuvendi s’e ka plotësuar

27 Nëntor 2023 | 21:06

Me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës së Shqipërisë në sallën e seancave plenare u mbajt një konferencë ndërkombëtare nga Gjykata Kushtetuese. Kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj deklaroi se sistemi gjyqësor mund ta luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur.

Gerti Shella, drejtor i INFOCHIP tha në një intervistë për Euronews Albania se Kushtetuta e Shqipërisë është ndryshuar disa herë për arsye politike, por jo demokratike.

Sipas tij, Kushtetuta i ka lënë detyrë Kuvendit ligjin për referendumet, që nuk është plotësuar prej tij.

“Kushtetuta jonë duhet të ishte një kushtetutë parlamentare, ndërkohë që me ndryshimet e bëra kemi një kushtetutë kryeministrore. Kryeministri është i vetmi mandat që nuk ka limit të mandateve, presidenti ka limitim të mandateve, çdo zyrtar e ushtron mandatin me kufizime , kjo flet shumë dhe këtu duhej bërë një ndërhyrje e ardhshme. Kushtetuta është ndryshuar për arsye politike, jo demokratike, sepse edhe pse Kushtetuta i ka lënë një detyrë kuvendit për referendume kjo kërkesë nuk është plotësuar. Ligji për referendumet nuk është plotësuar”, tha Shella.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026