Shemsi Prençi: Pse do shkojë më keq çështja e inceneratorëve

6 Tetor 2022 | 21:28

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi thotë se çështja e inceneratorëve do shkojë më keq, për ata persona të cilët e ideuan skemën e kësaj afere korruptive.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Prençi u shpreh se ka besim te drejtësia në lidhje me këtë aferë, pasi sipas tij, kanë dalë mjaftueshëm prova.

Prençi deklaroi se futja dhe nxjerrja nga burgu e Alqi Bllakos, ishte planifikuar nga pushtetarët, të cilët i kishin dhënë atij garanci.

“Para 3 muajsh kur u arrestua Alqi Bllako, unë jam prononcuar në raport me këtë situatë dhe kam thënë se Alqi Bllako nuk do të rrijë më shumë se 3-4 muaj në burg, se kaq i kanë thënë ideatorët dhe organizatorët e skemës së inceneratorëve. Ndaj ai u zhduk për disa orë, derisa mori garancinë te pushtetarët e fuqishëm që e kishin futur në këtë lojë.

Unë kam besim te drejtësia, çështja e inceneratorëve do shkojë më keq. Do shkojë më keq për ata ideatorët e skemës së inceneratorëve dhe jo për Alqi Bllakon. Kam besim, duke pasur parasysh provat që janë”, theksoi ai.

Gjykata e Posaçme të Apelit, vendosi këtë të enjte për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Për Euronews Albania, SPAK është shprehur nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar Bllakon dhe se do të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026