Shemsi Prençi rendit arsyet: Pse iu bashkova Berishës pas kritikave
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Pençi ka renditur në një intervistë për Euronews Albania arsyet pse do të marrë pjesë në primaret për Bashkinë e Kamzës.
“Nuk e konsideroj politikë. Unë kam vendosur që t’i përgjigjëm thirrjes së PD-së sipas sloganit ‘Shqipëria në rrezik’. Ka arrogancë komunikimi nga pushteti. Gjuha aktuale e qeverisë duhet të nxitë çdo intelektual të bashkohet me opozitën, me qëllim mos instalimin e regjimit në Shqipëri. Elementi bazë i demokracisë është rotacioni politik. Shpalos iniciativën time për kandiduar në Kamzë, aty ka njerëz në nevojë në prag të varfërisë ekstreme. Me një vizion për të zhvilluar një qytet të ri siç është Kamza”, u shpreh Prençi.
Prençi tregoi edhe përplasjet e mëparshme me PD-në dhe akuzat publike që ai ka bërë, duke nënvizuar se gjithmonë ka qenë një demokrat i lirë.
“Unë jam demokrat i lirë; unë kam kundërshtuar edhe ministrat e Partisë Demokratike; unë kam kundërshtuar kryeministrin; kam informuar se zyrtarë të lartë të qeverisë së PD-së në vitin 2012; kam informuar një ish-ministër dhe një kryeministër se zyrtarë të lartë janë aksionerë të kompanive të kromit. Fakti që zyrtarë të tjerë që ishin mbi mua e gënjenin Berishën, unë ia thashë publikisht. Koha provoi se unë kisha të drejtë’, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)