Shëndetësia në RMV, nënkryetari i Sindikatës së Shëndetësisë: Bonuset i marrin vetëm mjekët e vijës së parë

1 Tetor 2020 | 10:43

Në një intervistë për Euronews Albania, nënkryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Sefedin Aliu foli rreth  kushteve me të cilat punojnë mjekët në Maqedoninë e Veriut dhe pagat atje duke ju referuar të dyja pjesëve si probleme të njëjta me gjithë rajonin.

Ai tha se të paktën nga anëtarët e sindikatës nuk ka asnjë ankesë sa i përket bonusit të parashikuar për mjekët gjatë periudhës së pandemisë.

Sefedin Aliu solli në vëmendje se Sindikata nuk ishte e kënaqur me faktin që bonuset janë ndarë në mënyrë përzgjedhëse.

“Bonuset ju jepen vetëm atyre që janë në vijë të parë. Në vijë të parë llogarisin vetëm ato që punojnë direkt në spitalet infektive ku pacientët  shtrohen. Ne si Sindikatë në bisedime me pushtetin shëndetësor në Maqedoni insistojmë që le të ketë bonuse edhe më tepër për ata mirëpo të mos lihen anash dhe punëtorët e tjerë”,- u shpreh mjeku.

Pyetur nëse kërkesa e Sindikatës do të merret parasysh z. Aliu u shpreh mosbesues për shkak se kapaciteti financiar është shumë i ulët.

Së fundmi Sefedin Aliu sqaroi se puna e politikës jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon duhet të jetë më e madhe referuar shëndetësisë, duke konsideruar periudhën me të cilën po përballen ekipet mjekësore.

Pyetur nëse ka pasur dorëheqje nga mjekët e infektivit nënkryetari i Sindikatës së Shëndetësisë tha se kjo është diçka mëse aktuale dhe se tre prej kolegëve të tij në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup kishin dhënë dorëheqjen para disa ditëve prej disa përplasjeve por dorëheqja e tyre nuk kishte lidhje me pagesat.

Sefedin Aliu nuk pranoi të japë një shifër të saktë të bonusit që kanë marrë mjekët në RMV por pohoi se pushteti shëndetësor i ka përmbushur disa prej obligimeve që kanë kundrejt stafeve mjekësore duke nënvizuar se nuk është aty ku duhet por sidoqoftë për momentin solidarizohen me situatën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026