Shëngjergji pa turistë, sipërmarrësit: Problem mungesa e infrastrukturës
Një orë larg kryeqytetit, midis maleve ndodhet Shëngjergji, bukuria e Malësisë së Tiranës.
Në verë ky fshat gjumëzhin nga zhurma e njerëzve, ndërsa në dimër rrjedha e lumit është melodia e vetme. Në rrugëtimin tonë, ne ishin turistët e vetëm ne këtë fshat.
Ndriçim Cika, pas 45 vitesh të jetuari në Tiranë, vendosi të rikthehej në vendlindje. Ai është përpjekur të krijojë dicka sado të vogël për të tërhequr tursitët, por mungesa e infrastrukturës, është kthyer në problem për objektivat e tij.
“Si në verë, në dimër ky vend ka pika të pafundme turizimi, pika më e lartë është mali me gropa ku fare mirë mund të ushtrohet ski, jemi memecë sepse nuk ka rrugë… Pengesa kryesore jemi edhe vete në si fshatarë nuk e njohim si duhet turizim duam një farë përkrahje”, thotë Cika.
E ardhura e vetme e zonës është buqësia dhe blegtoria. Fshatarët produket e tyre ja shesin restoranteve dhe bujtinave, duke ndihmuar në këtë mënyrë njëri tjetrin. Por largimi i të rinjve, ka sjellë dhe problemet e para.
“Mjaft çuna që kemi pas vazhdojnë ikin sepse nuk ka prespektivë, unë do ta mbaj për të shtunë të dielë do t’i japë dy lekë po ditët e tjera… gjendja për mua është alarmante, shoh që bagëtitë e imta po zhduken, nuk i ruan dot mosha ime, s’ka kush t’i mbajë por edhe lopët i kanë pakësuar, nuk i mbajnë dot mosha e vjetër”, thotë Cika.
Ujëvara e Shëngjergjit, është shndërruar në një destinacion të lakmuar për kryeqytetasit, si dhe turistët e huaj, vetëm në sezonin e verës. Në dimër është tepër e vështirë, për shkak të tërrenit të vështirë.
“Shëngjergji ka qënë një zonë e largët e tiranës, ndoshta më e largta, në bashkië Tiranë. duhej 2 orë e gjysmë edhe 3. Numri I turistëve është më I lartë sesa gjatë perjudhës së dimrit, kjo sepse gjatë dimrit nuk është moti I favorshëm që tursitët që lëvizin”, thotë Ina Dorda, shefe e shërbimeve, njësia Shëngjergj.
Bashkia e Tiranës e ka përfshirë Shëngjergjin në projektin e qeverisë të 100 fshatrave.
Shumë shpejt pritet të nisin punimet nëpër fshatrat e tjerë të zonës, nëpër shtigjet ku kalojnë turistët, tek ujëvarat, tek kalatë e vjetra, dhe në shumë nga vendet atraktive të të gjithë krahinës.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara