Shfrytëzonte 16-vjeçaren, kush është Marsel Baçi! E ëma: Vajza ka ngatërruar fshatin

24 Korrik 2024 | 12:17

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Marsel Baçi, 26-vjeçari nga fshati Podgorie i Maliqit, i cili u arrestua këtë të premte, pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një vajzë të mitur të moshës 16-vjeçare.

Ishte e ëma e 16-vjeçares e cila denoncoi në polici rastin pas rrëfimit të së bijës, e cila i pranoi se është abuzuar seksualisht nën kërcënime nga disa persona, të cilët e merrnin me motor dhe e çonin në një kodër pranë fshatit Leminot.

Në një prononcim për media e ëma e Marsel Baçit, Shega, tha se ishte vajza e mitur ajo e cila i shkruante vazhdimisht. Ajo shtoi se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk është e vërtetë që djali i saj e shfrytëzonte për prostitucion.

“Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi bukë të hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ia zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vetë i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ia jepte fb, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”, tha ajo.

Ndërkohë që kunata e Marsel Baçit, Asja Lozhani, u shpreh se vajza i dërgonte foto dhe tentoi të fliste dhe me bashkëshortin e saj.

“Marseli e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke punë me mua. Fliste me të dy vëllezërit”, tha kunata.

Në lidhje me rastin u ndalua dhe shtetasi 41-vjeçar, Selam Hyka, i cili dyshohet s eka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 16-vjeçaren. Sakaq vijon hetimi për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026