Shifra të larta infektimesh në RMV, 24 qytetarë humbin jetën nga Covid-19

5 Dhjetor 2020 | 18:14

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me një situatë tepër të vështirë sa i takon pandemisë së Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur të dhënat e 24 orëve të fundit, ku thekson se nga 2295 testime të kryera për Covid-19, 984 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Një tregues tjetër, që shihet me shqetësim lidhet me numrin vdekjeve.

Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës mjekësore, gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 24 humbje jete, duke e çuar kështu në total numrin e viktimave 1901, që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se deri tani në RMV janë diagnostikuar 67311 qytetarë me Covid-19, kurse rastet aktive numërohen  mbi 22 mijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026