Shifrat e OBSH: Hepatiti B dhe C mbeten kërcënim global, miliona të prekur në botë
Hepatitet virale vijojnë të mbeten një kërcënim serioz global për shëndetin publik, pavarësisht përparimeve të arritura në vitet e fundit. Sipas një raporti të fundit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, hepatiti B dhe C shkaktuan rreth 1.34 milion vdekje gjatë vitit 2024, duke përbërë pjesën dërrmuese të fataliteteve nga kjo sëmundje në nivel botëror.
Ndërkohë, përhapja e infeksionit mbetet e lartë. Çdo ditë regjistrohen mbi 4900 raste të reja, që përkthehen në rreth 1.8 milion infektime në vit.
Raporti thekson se që nga viti 2015 ka pasur përmirësime të dukshme: infeksionet e reja me hepatit B janë ulur me 32%, ndërsa vdekjet nga hepatiti C kanë rënë me 12%. Tek fëmijët nën 5 vjeç, përhapja e hepatitit B ka zbritur në 0.6%, ndërsa 85 vende kanë arritur objektivin për ta ulur këtë shifër në 0.1% deri në vitin 2030.
Megjithatë, barra globale mbetet e rëndë. Në vitin 2024, rreth 287 milion njerëz në botë jetonin me hepatit kronik B ose C. Problemi kryesor mbetet mungesa e trajtimit: më pak se 5% e të prekurve me hepatit B marrin terapi, ndërsa për hepatitin C vetëm 20% e pacientëve janë trajtuar që nga viti 2015.
Drejtuesit e OBSH paralajmërojnë se progresi është i ngadaltë dhe i pabarabartë, ndërsa miliona persona vazhdojnë të mbeten të padiagnostikuar dhe pa akses në trajtim.
Ekspertët theksojnë se, edhe pse ekzistojnë vaksina dhe trajtime efektive që mund të kurojnë mbi 95% të rasteve, është e domosdoshme rritja urgjente e vaksinimit, testimit dhe trajtimit, në mënyrë që të arrihet objektivi për eliminimin e hepatiteve virale deri në vitin 2030.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!