Shisnin drogë pranë shkollave, Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 16 persona
Prokuroria e Sarandës ka çuar për gjykim 16 persona, të cilët akuzohen se shisnin drogë pranë shkollave në Sarandë dhe Delvinë.
Ata akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Nga hetimet e zhvilluara për një vit me metoda proaktive, vëzhgime dhe përgjime u zbulua se të pandehurit shisnin lëndë narkotike kryesisht tek të rinjtë në qytetet e Sarandës dhe Delvinës, pranë shkollave.
Tre nga shtetasit janë gjithashtu në akuzë për drejtim automjeti nën efektin e narkotikëve.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Sarandës
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 16 persona për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
Në kuadër të procedimit penal nr.647, pas hetimeve një vjeçare me metoda proaktive, vëzhgime e përgjime, rezultoi se të pandehurit shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës, kryesisht moshave të reja. Tre nga shtetasit e dërguar në gjyq, janë në akuzë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal pasi u provuan se kanë qenë nën efektin e lëndës narkotike, kur janë ndaluar
Sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Sarandë, dërgon nër gjyq 16 të pandehurit:
J.I., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
P.B, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
E.H, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.D për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë;
O.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
F.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Xh.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
S.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
D.Q, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim;
E.T, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer më shumë se një herë;
A.C, për kryerjen e vepres “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në formën e shitjes, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal;
E.D, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh’, në formën e mbajtjes, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal;
V.K, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal;
E.A, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal; dhe
A.Ç, për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë shpreh gadishmërinë për të hetuar dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë individët e përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të shitjes së lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
- 15:08 Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 15:02 Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 14:50 8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE
- 14:41 Trump ndryshon mendim, u thotë udhëheqësve të NATO-s se dëshiron ta mbajë SHBA-në në aleancë