Shiste kokainë, MDMA e kanabis në plazhin e Jalës, arrestohet 36-vjeçari nga Tirana

29 Qershor 2025 | 11:19

Policia ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në Jalë, Himarë dhe ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar nga Tirana.

Në fshatin Jalë, Himarë, u vu në pranga shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026