Shkaktuan zjarr nga djegia e mbeturinave, arrestohen autorët në Kavajë

11 Gusht 2025 | 11:03

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arrestuar tre shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.

Pas marrjes së njoftimit për zjarret që shpërthyen mbrëmjen e djeshme, forcat e policisë u dërguan menjëherë në vendngjarje. Falë hetimeve, u arrit të identifikoheshin dhe arrestoheshin shtetasit F. P., banues në Peqinaj, R. M., banues në Zhabjak dhe J. M., gjithashtu banues në Zhabjak.

Hetimet treguan se zjarri ishte shkaktuar nga djegia e mbeturinave në tokat e tyre, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë djegien e një banese të pabanuar.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për kujdesin e qytetarëve dhe banorëve të zonave rurale, duke theksuar se nuk duhet të ndezin zjarre për djegien e mbeturinave ose mbetjeve bujqësore dhe të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë pyjeve, për të parandaluar çdo rrezik për jetën dhe pronën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026