Shkrirja e Universitetit të Korçës/ Zyrtarja e PD: Është frymë politike e Ramës
Profesore Lili Sula, ishte këtë të martë e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania për të folur rreth vendimit për shkrirjen e universitetit të Korçës.
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit të Lartë në PD, tha se ky nuk është një propozim që ka ardhur direkt nga senati, por është një fryme politike e shprehur nga kryeministri Rama që rrënjët i ka në reformën për arsimin e lartë në vitin 2015.
“Nuk është vetëm senati i Korçës që po e propozon këtë gjë. Kjo është një frymë politike e shprehur nga kryeministri Rama që një pjesë e universiteteve rajonale do të filializohen. Nuk mund të bëhet një diskutim i tillë në senat pa pasur më parë një mbështetje politike, apo një platformë.
Është një reformë shumë e madhe që i ka rrënjët te ligji i 2015, që në një farë mënyrë ka rrëgjuar të gjithë autonominë e universiteteve dhe të gjithë institucioneve të arsimit në vendin tonë, duke i bërë ato në forma burokratike, duke vendosur mesatare, dysheme. Sistemi arsimor është në një krizë të thellë, është në ditët më të këqija”,-tha Lili Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
- FBI neglizhoi ‘6 janarin’, Senati publikon raportin për kryengritjen në Capitol Hill
- Shkrirja e Universitetit të Korçës/ Zyrtarja e PD: Është frymë politike e Ramës
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona