Shkup, arrestohet një gjykatës i Gjykatës Supreme, dyshohet për ryshfet

21 Maj 2024 | 09:49

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia heqë imunitetin një gjykatësi të Gjykatës Supreme, i cili u arrestua të hënën mbrëma nën dyshimin se kishte marrë rreth 10.000 euro ryshfet.

“Gjyqtari është privuar nga liria gjatë kryerjes së veprës penale”, tha Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (MPB ) në një komunikatë, shkruan REL.

Sipas Policisë, gjykatësi Naqe Georgiev dyshohet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”.

Ai dyshohet se kishte premtuar masa lehtësuese në një procedurë gjyqësore ndaj ish-kryetarit të komunës së Novosellës, Boro Stojçev, i cili kohë më parë u arrestua për kontrabandë me lëndë narkotike.

Këshilli Gjyqësor – që është organi më i lartë gjyqësor për emërimin dhe vlerësimin e punës së gjykatësve – ia hoqi imunitetin Georgievit dhe e miratoi kërkesën për futjen e tij në paraburgim.

“Këshilli Gjyqësor i hoqi imunitetin gjyqtarit të Gjykatës Supreme të RSM-së, me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës penale; aprovoi kërkesën për miratimin e paraburgimit të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit dhe e largoi përkohësisht gjyqtarin e Gjykatës Supreme nga ushtrimi i funksionit të tij gjyqësor, deri në përfundim të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.

Arrestimi i gjykatësit të Supremes ndodhi në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballet me kritika të shumta për gjyqësor të korruptuar dhe joefikas.

Përbërja aktuale e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, më 6 shtator 2023 kishte miratuar ndryshimet në Kodin Penal që çuan në lirimin nga ndjekja penale si dhe uljen e dënimit të dhjetëra ish zyrtarëve të lartë të akuzuar për vepra të rënda penale.

Sipas hulumtimit të opinionit Publik nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), vetëm një për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë besim në pushtetin gjyqësor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026