Shoku “fundos” 39-vjeçarin grek që vrau bashkëshorten shqiptare shtatzënë

13 Janar 2024 | 17:41

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e shqiptares 41-vjeçares shtatzënë në Greqi.

Dyshohet se autor i ekzekutimit të Xhorxhia Muratit është bashkëshorti i saj grek, 39-vjeçar, i cili është ndihmuar në kryerjen e krimit dhe nga një shok 34-vjeçar.

Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve 39-vjeçari ka mohuar që të jetë ai personi që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë dhe që ka vrarë bashkëshorten e tij.

Por shoku i tij pranon se 39-vjeçari, e kishte kontaktuar ta ndihmonte me inskenimin e një grabitjeje.

Në dëshminë e tij ai akuzon 39-vjeçarin për kryerjen e krimit.

“Unë isha aty për ta ndaluar sepse pranova ofertën e tij për të bërë një grabitje të rreme pa u lënduar vajza. Kur mori thikën në duar, më kërkoi të largohesha. Dola nga pallati dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha se e kishte vrarë. Unë pranova ta lëviz trupin sepse kisha frikë se mos e pësoja të njëjtën gjë”, mësohet se ka thënë ndër të tjera ai në hetuesi.

Partneri i Gjeorgjias këmbëngul se nuk ishte ai i përfshirë në vrasje dhe se ishte në gjumë atë natë.

“Gjeorgjia ishte i vetmi person që kisha në botë. Nuk do të pranoj diçka që nuk e kam bërë. Atë natë mora 3 pilula gjumi dhe nuk kam kuptuar asgjë, të nesërmen u zgjova në mëngjes. Nuk jam ai që përshkruhet në video-t e publikuara,” ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026