“Short Film Festival” çel siparin në Korçë me 81 filma nga 41 shtete

10 Shtator 2025 | 20:41

Ka nisur edicioni i 12 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër në Korçë, festival i cili bën bashkë artistë të kinematografisë nga gjithë bota.

Drejtor i këtij festivali Gledis Bica tregon se numri i filmave shqiptarë pjesëmarrës po rritet nga viti në vit ndërsa cilësia vjen duke u rritur

“Ky është edicioni i 12 i Korça Short Film Festival. Këtë vit janë përzgjedhur 81 filma në total, nga 41 shtete të ndryshme. Janë 6 kompeticione. Cilësia është gjithmonë në rritje, nuk kemi numrat që dëshirojmë çdo vit ka 5-6 filma të ndryshëm. Qendra e kinematografisë ka mbështetur disa prej tyre këtë vit kemi më tepër nga shqiptarët e Shqipërisë”, Gledis Bica, drejtues i Festivalit.

Pjesë e jurisë u bë regjisori i njohur turk, njëkohësisht Koordinator i Festivalit me të madh të filmit me Metrazh të Shkurtër në Turqi, ndërsa një tjetër regjisor austriak tregon vlerëson mikpritjen që u është bërë artistëve të huaj në Shqipëri.

“Është hera ime e tretë në Shqipëri dhe hera e parë në Korçë. Kemi diskutuar bashkëpunimet e mundshme me drejtuesit e këtij festivali pasi unë jam koordinatori i Festivalit me të madh të filmit në Izmir të Turqisë. Është e rëndësishme të krijojmë ura bashkëpunimi dhe mundësi për qytetin e Korçës por e për artistët për t’u promovuar”, tha regjisori Umut Can Turkmen.

Eyup Kus, gjihashtu regjisor theksoi se: “Vij nga Austria si krijues i një filmi eksperimental. E shfrytëzuam kohën dhe pamë Shqipërinë, një mikpritje e pazakontë. Filmi im flet për fasadat e njerëzve, për dukjen që është e rëndësishme sot në botën moderne dhe si ndikon ajo në botën shpirtërore të njerëzve.”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit me Metrazh të Shkurtër do të shfaqet për 8 ditë në Korçë në kinema “Majestic”, kinemaja e vetme në juglindje që qëndron e mbyllur prej vitit 2018.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026