Shpërblimi i fundvitit në Vlorë, pensionistët duan rritje të vazhdueshme
Për pensionistët, bonusi i fundvitit nuk zgjidh hallet e tyre. Ata kërkojnë rritje të vazhdueshme, pasi shumica prej tyre në Vlorë kanë të ardhura të pakta për të përballuar jetesën.
Shumica mbahen nga fëmijët emigrantë, ndërsa ka edhe nga ata që janë të kënaqur. Radhët në postë janë të përhershme, ndërsa një pjesë e pensionistëve kanë arritur ta marrin në kohë.
Prej 1 dhjetorit pensionistët në Vlorë kanë patur mundësinë të marrin krahas pensionit të përmuajshëm, edhe bonusin e fundvitit. Pensionistët shprehen të kënaqur me shpërblimin e fundvitit duke treguar se i ndihmon për të kaluar festat por sipas tyre nuk është zgjidhja.
“Po bekuar, themi ne pleq, jemi, ja sot mora dhe një numër, ma dërgoi vajza nga Italia një 250, se pa ndihmë andej nuk i dilet. Unë kam qenë ustà, kam punuar e nja 15 vjet mësues dhe marr nën 200 mijë lekë. Si jemi mësuar ne, nuk ja del dot”, tha një pensionist.
Një tjetër pensionist u shpreh se pensioni duhet të rritet. Ai theksoi se ia del me pensionin pasi është vetëm.
“Falënderojmë qeverinë që na dha e këtë vit, po më ndihmon sa për të kaluar vitin e ri. Pensionet mirë janë po duhet rrit, shteti e di atë punë, ata që janë në qeveri. Unë ja dal, të tjerët se di, unë jam vetëm prandaj ja dal,” u shpreh ai.
Bonusi i fundvitit ka bërë që pensionistët në masë të dynden në këto ditë të para të dhjetorit në dyert e postës shqiptare. Për shkak të fluksit, fondi limit i kësaj poste ka përfunduar brenda pak orësh.
Pensionistët e Vlorës e vendosin edhe njëherë theksin tek rritja e pensioneve si një ndihme konstante për ekonominë familjarë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë