Shpërblimi për festat, 5000 lekë për pensionistët dhe 3000 lekë për njerëzit në nevojë
Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim nga qeveria për festat e fundvitit.
“Janë 668 mijë pensionistë të cilët përfitojnë nga paketa që është miratuar sot që arrin në një vlerë prej 3.5 mld lekësh sa i përket pensionistëve”, u shpreh Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Ndër kategoritë që do të përfitojnë janë edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët do të marrin 3 mijë lekë shpërblim.
“Janë rreth 72 mijë individë të cilët do të përfitojnë nga shpërblimet e fundvitit. Fondi i vënë në dispozicion për këto kategori është rreth 4 milionë dollarë”, tha Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.
Vendimet u morën këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë dhe vlera e bonusit për të gjitha kategoritë shkon në 40 milionë dollarë.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara