Shpërthen gazsjellësi në Rumani, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur
Segmenti i një gazsjellësi që kalon në një autostradë të Rumanisë shpërtheu të enjten duke vrarë 4 persona dhe plagosur 5 të tjerë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, në afërsi të qytetit lindor Kalimanesti, bënë të ditur shërbimet e emergjencës.
Sipas tyre, ai u shkaktua nga krisja e tubacioneve dhe rënia në kontakt me shkëndijat elektrike të krijuara nga punimet për rikonstruksionin e autostradës.
Ndërsa sipas mediave lokale, punëtorët e goditën gazsjellësin me një mjet gërmues, duke shkaktuar kështu shpërthimin.
Autoritetet izoluan zonën deri në 500 metra nga vendi i shpërthimit, teksa zjarrfikësit punuan për të vënë nën kontroll flakët.
Katër personat u gjetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë të plagosurit u transferuan në një spital në qytetin më të afërt, Adjud.
Muajin e kaluar, disa dhjetëra persona mbetën të lënduar si pasojë e shpërthimit të një depozite gazi në një pikë karburanti, në qytetin Çrevedia, pranë kryeqytetit Bukuresht.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë