UEFA do të nisë procedura disiplinore ndaj Rumanisë

13 Shtator 2023 | 16:52

Ndeshja eliminatore mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë nga gjyqtari kryesor i takimit pas një baneri të tifozëve ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Prej kësaj, UEFA ka vendosur të nisë procedura disiplinore ndaj Rumanisë. Skuadra rrezikon mbyllje të pjesshme ose totale apo edhe humbje të ndeshjes, si dhe një gjobë të rëndë financiare.

Sfida u zhvillua në Bukuresht në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024.

Rumania është një nga vendet që nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

Neni 11 i Kodit Disiplinor të UEFA-s thotë se shoqatat kombëtare janë përgjegjëse për “ndërprerjen dhe braktisjen e fushës”.

Për më tepër, neni 14 në lidhje me aktet raciste thotë qartë se “nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyejnë ose sulmojnë për shkak të origjinës së tyre racore, fetare etj,” ata janë të ekspozuar ndaj mbylljes së pjesshme të stadiumit të tyre përveç gjobës. Por vetë shkrimi lë të hapur mundësinë e mbylljes totale të fushës për një ose më shumë ndeshje. Madje edhe humbjen e ndeshjes.

Për më tepër, neni 16 i UEFA-s për rendin dhe sigurinë e mban federatën lokale përgjegjëse për sjelljen e tifozëve të saj. Ndër të tjera, për përdorimin e “gjesteve, fjalëve apo çdo metode tjetër për të transmetuar një mesazh provokues” dhe veçanërisht të atij që ka ngjyrim politik, ideologjik apo fetar.

Kështu, Rumania është e ekspozuar ndaj një sanksioni të ashpër nga UEFA dhe do të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë Komisioni Disiplinor për vendimin e lojtarëve kosovarë për të lënë fushën e lojës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026