Shpërthen mali Etna në Siçili, tymi mbulon ishullin: Largohen me vrap turistët

2 Qershor 2025 | 15:05

Vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë, në malin e Etnas, ka shpërthyer sërish në Siçili, duke lëshuar një re gjigande tymi në atmosferë. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë turistë dhe banorë që vrapojnë për t’u larguar nga zona pranë shpatit të malit, ndërsa tymi i zi përhapej me shpejtësi në ajër.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë, vullkani ka shfaqur shpërthime të tipit “strombolian”, me intensitet në rritje. Shpërthimi nisi gjatë natës, pasi u regjistruan lëkundje vullkanike rreth orës 22:00 dhe arritën kulmin para orës 01:00 të mëngjesit.

Autoritetet raportuan edhe rënie të hirit të imët në zonën Piano Vetore, në afërsi të malit. Ndërkohë, Qendra Këshillimore për Hirin Vullkanik në Tuluzë njoftoi se reja e hirit kishte arritur në një lartësi prej mbi 6,000 metrash, duke ngritur shqetësime për sigurinë ajrore.

Ky shpërthim i fundit është një ndër shumë të tillë që ndodhin çdo vit në malin Etna. Në muajin shkurt, vullkani shkaktoi gjithashtu një tjetër shpërthim të fuqishëm, nga krateri Bocca Nuova, duke krijuar një lumë lave që rridhte për tre kilometra në një lartësi prej 3,000 metrash.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të qëndrojnë larg zonave të rrezikshme. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026