English

“Shpërthim mbarëkombëtar”- Balliu paralajmëron: Po shkojmë drejt mosbindjes civile

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se opozita po shkon drejt mosbindjes civile.

- Advertisement -

Komentet Balliu i bëri në Euronews Albania, ku tha se do të ketë një shpërthim mbarëkombëtar kundër qeverisë.

Ai tha gjithashtu se koordinatorët e “Rithemelimit” do të organizojnë punën për të mobilizuar njerëzit.

“Nuk shikoj ndonjë raport pozitiv. Puna e koordinatorëve konsiston në organizimin e aksionit opozitar në gjithë Shqipërinë. Kjo vjen si nevojë e gjendjes ku është vendi. Nga një popullatë ku emigrantët po riktheheshin në Shqipëri, tani jemi populli me numrin më të madh të emigrantëve.

Për të ndërmarrë një aksion të tillë, duhet një organizim sa më i mirë. E gjithë partia është e përfshirë në këtë organizim. Tirana, Durrësi kanë një prezencë më të gjerë, sepse është rajoni me popullatën më të madhe.

Nuk ka asnjë opsion që s’duhet të merret parasysh. Gjithçka është e qartë, PD e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për mosbindje civile dhe ne duhet të organizohemi për të shkuar drejt asaj, për ta finalizuar atë aksion në një shpërthim demokratik mbarëkombëtar kundër kësaj qeverie”, tha Balliu.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?