Shpërthimi me tritol në Shkodër, flet pronari: Nuk kam pasur konflikte

10 Dhjetor 2025 | 10:04

Pronari i “Lufa Print” në Shkodër, Lulzim Mehmeti, ka dhënë deklaratën e tij për policinë pas shpërthimit me tritol pranë biznesit që ai administron.

Mehmeti ka mohuar çdo konflikt apo kërcënim të mëparshëm, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë kësaj kohe.

Ai ka bërë me dije se ditën e ngjarjes ka qenë në banesë për shkak të një viroze dhe nuk ka asnjë informacion se kush mund të jenë autorët.

“Nuk e kam idenë se kush e ka vendosur sasinë e eksplozivit. Nuk kam patur asnjëherë probleme me askënd, as kërcënime dhe asgjë tjetër të këtij lloji. Ne operojmë prej shumë vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e di përse është vendosur tritoli pranë subjektit tim. Gjatë gjithë ditës thuajse isha në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026