Shpërthimi ndaj Ndrecës, Salianji: Ngjarje me sfond kriminal, situata e tensionuar
Deputeti demokrat Ervin Salianji, komentoi shpërthimin me tritol në makinën e kreut të Grupit të Rithemelimit të PD-së në Vaun e Dejës Benard Ndreca mëngjesin e të martës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji theksoi se ditën e djeshme ka qenë te shtëpia e Ndrecës dhe se ky i fundit nuk ka konflikte me njeri.
Ai i ka bërë thirrje drejtësisë që ta hetojë sa më parë ngjarjen që e ka konsideruar kriminale.
“Isha dje tek Ndreca, nuk pashë se mund të ishte ndonjë konflikt me të tjerët. Duket qartë që ishte një ngjarje me sfond kriminal dhe në kontekstin që ishte përplasja mes palëve politike ishte një ngjarja e rëndë. Të dënohet me ashpërsinë më të madhe akti, të ketë zbulim të ngjarjes dhe kapjes së autorëve për t’i nxjerrë para ligjit. Nëse nuk ndodhin këto, hidhen pastaj teza të ndryshme. Përderisa nuk ka zbardhje të hetimeve e bën këtë ngjarje më të rëndë. E shoh se do të jetë një situatë me tension të lartë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Flet mamaja e vajzës të përdhunuar në Korçë: Burri gjeti djalin të zhveshur
- Publikohet renditja e kandidatëve për Tiranën në fletën e votimit
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz