Shpërthimi në mjetin e Ndrecës, Berisha: Policia në Vaun e Dejës, si seksion i PS
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol të vendosur në makinën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, në momentin që ky fundit nisi vozitjen e automjetit për të dalë nga banesa.
Berisha dënoi aktin e rëndë dhe e cilësoi si një sulm politik. Ish-kryeministri bëri përgjegjës kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, pasi e kanë shndërruar policinë në Vaun e Dejës si një seksion të Partisë Socialiste.
“Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria, janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve.
Unë kam biseduar në telefon me Bernardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.
Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar.
Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan.
Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së.
Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti.
Unë u bëj thirrje demokratëve të Vaut të Dejës dhe mbarë Shqipërisë të vazhdojmë këtë betejë, se ky akt i sotëm është dëshmi e një përpëlitje të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që ka humbur çdo shpresë dhe nuk ngurron as aktet më ekstreme për të terrorizuar dhe marrë jetë njerëzish.
Koha e monizmit merr fund më 14 maj. Qytetarët e Vaut të Dejës do votojnë Zef Hilën dhe Bernard Ndreca do udhëheqë një nga fushatat më të suksesshme në Shqipëri”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin e grupit për bojkot të seancave
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali