English

“Shpëtuam për 1 fije”, familja turke strehohet në Durrës: S’dimë ku të punojmë këtu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Songül Akay me bashkëshorten shtatzënë dhe 4 fëmijët e tyre, pasi i mbijetuan tërmetit shkatërrues në rajonin kufitar turko-sirian, kanë ardhur për t’u strehuar në Durrës.

- Advertisement -

Plagët e shkaktuara nga tërmeti, të cilat i cilësuan si fatkeqësia më e rëndë natyrore prej një shekulli, janë ende të hapura për çiftin.

Kryefamiljari me lot në sy kujton gjithçka që ka lënë pas.

“Në Turqi unë punoja saldator hekuri dhe gjithë çfarë kam ndërtuar në kaq vite jetë ma shkatërroi tërmeti. Më kryesoren, shtëpinë. Kemi qenë në gjumë kur ndjemë lëkundjet. Të tmerruar kemi shpëtuar për fije. Pastaj kur na shpërndanë në kontejnerë e çadra na dhuruan batanije, lodra e veshje për fëmijët dhe kaq është pasuria jonë”, tha Songül Akay.

Frika e mposhti dashurinë për vendin e tyre, ndaj si zgjidhje më të sigurtë vendosën strehimin në Shqipëri.

“Lëkundjet kanë qenë të vazhdueshme dhe frika se një tërmet tjetër i fortë mund të përsëritej na bënë që të vendosnim të largoheshim nga vendi ynë. Erdhëm këtu, sepse na e sugjeroi një shok. Ai na e gjeti këtë banesë, për të cilën paguajmë qiranë”, tha Akay.

Dhimbja më e madhe që ka tashmë është pamundësia për të siguruar të ardhura për familjen e tij, që pritet të bekohet me një fëmijë të pestë. Prandaj ai ka nevojë për ndihmë.

“Nuk kemi para, unë nuk di ku të punoj këtu. Gruan e kam shtatëzënë, fëmijët nuk i çoj dot në shkollë, gjuhën se dimë. Nuk e di fare se çfarë do të bëj. Kam nevojë për ndihmë. Nuk do e thoja këtë, nëse vërtetë s’do isha kaq keq. Tani që nisi muaji i shenjtë i Ramazanit do lutem vetëm që Zoti të bëjë mirë e kushdo të mundet të na ndihmojë”, vijoi ai.

Kjo është familja e parë që vjen nga Turqia në Shqipëri pas tërmetit tragjik me magnitudë 7.8 të datës 6 shkurt, i cili ka shkaktuar mbi 50 000 të vdekur, mijëra të plagosur e të pastrehë.

 

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×