Shqipëria e “pushtuar” nga italianët, megjithatë Kosova kryeson listën

25 Gusht 2023 | 14:44

Tendenca në rritje e turistëve italianë që do të vizitonin këtë vit Shqipërinë është reflektuar që në muajt e parë të 2023-shit.

Të dhënat e publikuara nga ministria e Turizmit tregojnë se për periudhën janar-qershor numri i vizitorëve italianë është rritur me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

310 mijë italianë kanë vizituar Shqipërinë deri në muajin qershor, ndërsa vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë shifrat flisnin për vetëm 198 mijë italianë.

Pas fluksit të raportuar gjatë muajve korrik dhe gusht numri i vizitorëve italianë pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të këtij sezoni turistik.

Megjithatë, shtetasit italianë mbeten në vend të dytë. Shqiptarët e Kosovës kryesojnë listën me mbi 1.38 mln vizitorë, ose 43 % më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë, kur shifrat flisin për afro 970 mijë turistë nga Kosova.

Vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi renditen në vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa ulje e shifrave është vënë re tek pushuesit nga Serbia.

Për 6 muajt e parë të 2023-shit afro 32 mijë e 500 turistë nga Serbia kanë vizituar Shqipërinë, 18% më pak se në 2022-shin, kur shifrat flisnin për afro 40 mijë vizitorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026