Shqipëria merr presidencën e dytë në KS/ Xhaçka: Kohë krizash, moment i rëndësishëm

31 Gusht 2023 | 11:48

Shqipëria ka marrë për herë të dytë kryesinë e Këshillit të Sigurimit të organizatës së kombeve të bashkuara.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha në një deklaratë për mediat rëndësinë e të qenurit sërish në presidencën e KS si dhe parashtroi sfidat që pritet të vijnë.

“Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS . Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve

Janë dy momente, e para një nismë e rëndësishme dhe krejt inovative, bëhet fjalë për një përpjekje shumë ambicioze dhe sfiduese, për të dërguar ndihma humanitare kudo në botë, në rast të fatkeqësive.  Çka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare

Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar. Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi. Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS.

Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve.

Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS. Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar”,-tha Xhaçka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026