Shqipëria miraton në parim ‘hyrjen’ në NATO të Finlandës dhe Suedisë
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë.
Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, OIta Xhaçka në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kryeministrisë. Xhaçka u shpreh se këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend.
“Dhamë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend dhe kur kjo procedurë ratifikimi të jetë kryer në parlamentet e të 30 vendeve anëtare të NATO, por edhe nga parlamentet e vetë Finlandës dhe Suedisë, do të bëhet i mundur pranimi i tyre de jure në Traktatin e Atlantikut të Veriut’, tha Xhaçka.
Ministrja deklaroi se hapi që finalizon anëtarësimin e dy vendeve skandinave është depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë Qeverisë së SHBA-ve në cilësinë e shtetit depozitues të këtij traktati.
Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO. Vendimi i tyre erdhi pas agresionit rus në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij