“Shqipëria mund ta surprizojë Poloninë”, Fatjon Baze: Gjendja e Brojës shqetësuese
Gazetari sportiv Fatjon Baze ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews Albania, ku komentoi shortin për “play-off”-in e Botërorit, gjendjen e sulmuesit Armando Broja, si dhe situatën aktuale në Kategorinë Superiore.
Baze u shpreh se Shqipëria i ka mundësitë dhe kualitetin për të surprizuar Poloninë në transfertën e Varshavës ndërsa shtoi se suksesi ndaj Polonisë do të varet edhe nga gjendja fizike dhe forma sportive e lojtarëve.
“Shorti ishte i mirë, pasi janë ekipe të ngjashme me ne. Nëse deri ditën e ndeshjes i kemi të gjithë lojtarët në gjendje optimale dhe me minuta në këmbë, Shqipëria mund ta befasojë Poloninë në fushën e saj. Në këndvështrimin tim, Polonia është një kundërshtar i kalueshëm. Në letër, polakët mund të duken pak më favoritë për shkak të eksperiencës dhe cilësisë së disa lojtarëve, si dhe faktit që luajnë në shtëpi. Por unë besoj se këto nuk do të ndikojnë tek Kombëtarja jonë”, tha ai.
Sa i përket Armando Brojës, Baze e konsideroi situatën shqetësuese.
“Na vjen keq për momentin që po kalon. Pas rikthimit nga dëmtimi, Broja nuk është më ai lojtar që shkëlqente dikur. Tek Kombëtarja ai ka marrë më shumë sesa ndoshta i takonte në këtë formë: u grumbullua në Europian pa minuta në klub dhe ka qenë titullar në disa ndeshje të eliminatoreve, pa e shpërblyer plotësisht këtë besim. Shpresoj që trajneri Sylvinho të bisedojë me të, për ta motivuar dhe për ta ndihmuar të rikthehet ai i dikurshmi”, tha Baze
Duke folur për Kategorinë Superiore, Baze theksoi se kampionati ka humbur ritmin dhe interesin e dikurshëm ndërsa shtoi se tifozët i kanë braktisur totalisht shkallët e stadiumeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë