“Shqipëria në Kupën e Botës”, Broja: Kur e bëri Maroku, pse të mos jemi dhe ne

25 Prill 2023 | 13:47

Shqipëria në Kupën e Botës. Kjo është ëndrra e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Në një intervistë dhënë për revistën “World Soccer”, lojtari i kombëtares ka folur për karrierën e tij dhe për pritshmëritë në ekipin kombëtar. Broja thotë se elementët që ka sot ekipi dhe trajneri kuq e zi do të sjellin sukses në arenën ndërkombëtare.

“Nuk kam asnjë dyshim që kemi talente aty dhe është një nder i vërtetë për mua të jem pjesë e këtij projekti. E pamë atë që bëri Maroku në Kupën e Botës dhe besojmë se nuk ka asnjë arsye pse ne si grup të mos e përsëritim diçka të ngjashme në të ardhmen. Kemi talentin për ta çuar Shqipërinë në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj”, tha Broja.

Sulmuesi i Çelsit ka komentuar dhe përballjet në kampionatin anglez. Pas dëmtimit në gju, ai thotë se rikuperuar dhe shumë shpejt do të jetë në formën me të mirë. Pas firmosjes së kontratës 6 vjeçare me këtë klub, Broja shprehet se e sheh të ardhme gjatë në këtë ekip.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026