“Shqipëria një zonë elektorale”-Alibeaj për sistemin: Si i “rrëmbeu” Rama 6 mandate
Deputeti i Partisë Demokratike dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se në Shqipëri duhet të vendosen listat e hapura dhe i gjithë vendi të jetë një zonë e vetme elektorale.
Komentet Alibeaj i bëri në Euronews Albania, ku tha se përmes ndarjes në zona të vendit (pra duke mos qenë një zonë e vetme elektorale), mazhoranca e kryeministrit Edi Rama “rrëmbeu” 6 mandate padrejtësisht.
Ai tha se kryeministri Edi Rama po qeveris me 48 % të votave, pra pa e kaluar gjysmën e votave, që sipas tij me një sistem tjetër, ai nuk do të ishte kryeministër.
“Sistemi i listave të hapura është një sistem që për momentin është më i duhuri dhe më në përputhje me atë ç’ka kushtetuta parashikon.
Kjo historia e listave të hapura që ka nisur që në 2020, e cila nuk u arrit me reformën e prishur nga ana e mazhorancës dhe ne shpresojmë ta shikojmë me lista të hapura, që njerëzit të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesin e tyre.
Së dyti Shqipëria një zonë elektorale dhe jo e parcelizuar, sepse ky parcelizim shkon në favor të mazhorancës. Të paktën 5-6 mandate janë marrë në mënyrë parazitare, janë rrëmbyer nga ana e mazhorancës. Sepse Rama ka marrë më pak se 48 % të votave, pra më pak se gjysmën e mandateve dhe po qeveris”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit