Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike, regjisori i mirënjohur vjen në Tiranë
Regjisori i njohur Mike Figgis ka ardhur në Tiranë në kuadër të javës kulturore britanike.
Mbrëmjen e 17 shtatorit tek qendra e artit “Agimi” u zhvillua një masterclass nga Figgis, qëllimi i të cilit ishte të nxisë transferimin e njohurive midis industrisë së filmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe atë shqiptare.
Përpara artdashësve, për rreth një orë regjisori dha leksion për ndërtimin dhe teknikat rreth filmit, ndërsa nuk hezitoi të fliste dhe për jetën personale.
“Njohuria ime, përvoja ime kanë të bëjnë me kinemanë. Qëllimi im është që të informoj sa më shumë për kineastët e interesuar për filmin. Prej një viti e gjysmë kam qenë në Amerikë, Atlanta, Georgia dhe kam shpjeguar se si bëhet një film,” –u shpreh Figgis.
Mes tjerash ai tregoi se si nisi rrugëtimin e tij, dhe sfidat që hasi për të realizuar ëndrrën e regjisorit.
“Unë shkova në një festival në vendin tim për të parë një film. Unë pashë një regjisor tjetër duke bërë një film. Kam aplikuar për një Kolegj muzikor. Ndoshta ishte se isha një improvizues. Kështu që unë isha në pozicionin e drejtimit. Unë admiroja çdo orkestër, u takova me shumë muzikantë shumë interesantë të xhazit, por ana klasike e saj ishte paksa sfidë për mua, dhe nuk mësova kurrë të luaja veglat muzikore,” –tha më tej ai.
Mike Figgis është një regjisor britanik i cili bëri debutimin e tij artistik me Stormy Monday në 1988.
Ai është regjisor i thrillerit hollivudian Internal Affairs, Oscar Leaving Las Vegas dhe dramën eksperimentale me ekran të ndarë Time Code.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm