Shqipëria sanksionon gjeneralët iranianë
Shqipëria ka përfshirë në listën e sanksioneve tre gjeneralë iranianë dhe kompaninë që qëndron pas prodhimit të dronëve Shaheed.
Të sanksionuar janë Gjeneralët Mohamed Hosein Bagheri, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, Sajed Hajatollah Kureishi, shef i divizionit të kërkimit dhe furnizimit industrial në Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit dhe Saed Aghajani, komandant i komandës së forcave ajrore të Gardës Revolucionare Islamike, që është shtylla kurrizore e programit të mjeteve pa pilot iraniane.
Në listën e sanksioneve është vendosur qendra iraniane kërkimore e industrive të aviacionit, Shahed. Kjo kompani ka zhvilluar dhe hedhur në përdorim dronët iranianë që janë përdorur muajt e fundit nga Rusia për të goditur infrastrukturën rrugore dhe energjetike ukrainase.
Lista e të sanksionuarve vijon me kolonelë dhe drejtues të tjerë të ushtrisë dhe gardës revolucionare iraniane, që akuzohen si të përfshirë në programin e furnizimit me dronë pa pilotë Rusinë. Dyshohet se Irani ka ndihmuar Moskën me të paktën 2 mijë dronë për përdorim në luftën ndaj Ukrainës.
Teherani mohon pretendimet, ndërsa Rusia thotë se dronët janë prodhim vendas.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen