Shqiptarët ikin 3-6 muaj në Katar! Ekspertja: Pagesat janë mbi 5 mijë euro

1 Qershor 2023 | 08:58

Gertjana Hasalla, eksperte punësimi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se arsyeja pse shqiptarët zgjedhin të largohen nga vendi dhe të punojnë jashtë nuk është vetëm paga, por edhe mungesa e kushteve dhe dinjitetit.

Ajo tregoi se ka shumë punëtorë shqiptare që zgjedhin punësimin sezonal në vendet arabe, kryesisht në Katar ku pagat janë mbi 5 mijë euro.

“Ka pasur shumë shqiptarë që kanë shkuar në Dubai ose Emirate por s’e di sa u përshtatet kultura e jetesës atje. Është një kulturë e mbyllur islamike në disa vende. Në varësi të punëve që kanë, p.sh kur ishte Kampionati Botëror në Katar, pagesat ishin shumë të larta. Kanë shkuar 3-6 muaj. Ata kanë diskutuar për pagesa të larta 7 mijë-8 mijë dollarë në muaj pasi kanë nevoja të menjëhershme”, tha ekspertja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024