Shqiptarët ndihmë falas për azil në Britani, avokati shpjegon si mund ta kërkojnë
Avokati Naim Hasani ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania ku foli në lidhje me mundësitë e emigrantëve shqiptarë për të përfituar azil në Britaninë e Madhe.
Avokati tha se të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në procedura për azil, mund të përfitojnë avokat falas nga shteti britanik nëse plotësojnë kriteret që ofron sesioni 95 i ligjit për emigracionin.
“Qeveria britanike, ka vendosur falas një numër të madh avokatësh, që merren me çështjet e emigracionit dhe të drejtën publike të rishikimikimit gjyqësor të vendimeve të Ministrisë së Brendshme, në ndihmë të emigrantëve.
Ndihma falas është për të çuar kërkesën në gjykatë deri në marrjen e vendimit përfundimtar të gjykatave.
Nuk kanë nevojë të paguajnë nëse plotësojnë të gjitha kriteret, që do të thotë që nuk kanë asnjë të ardhur dhe janë strehuar në banesat e vendosura nga Ministria e Brendshme dhe që kanë ndihma nga seksioni 95 i ligjit për emigracionin dhe azilin. Ata duhet ta kenë falas dhe mund të ndjekin procedurat për azil dhe nga kjo mund të përfitojnë një numër i madh i shtetasve shqiptarë.
Është e padrejtë mendimi se avokatët privatë do bëjnë namin, i ftoj qytetarët shqiptarë që ta marrin këtë mundësi që i ofron shteti britanik, pasi është një mundësi që ata nuk mund ta kishin ëndërruar ndonjëherë”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona