Shqiptarët në Zaporoshe të rrezikuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, thonë mjekët

11 Prill 2022 | 10:07

Konflikti i armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës, ka prekur edhe mjaft shqiptarë që jetojnë në zonat e luftës.

Mjekët Gani dhe Arben Zeka, thanë për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se kanë dërguar ndihma në rajonin Zaporoshe në Ukrainë, ku tre fshatra banohen nga shqiptarë.

Ky rajon është ndër më të rrezikuarit, pasi rusët mund të marrin kontrollin e saj. Ata deklaruan se pjesa më e madhe e ndihmave kanë shkuar edhe për shqiptarët që jetojnë në Odesa.

“Rajoni i cili është më shumë i rrezikuar, ku gjenden edhe 3 fshatra të banuara me shqiptarë, është Zaporoshe. Rajoni për të cilin ka qenë destinacioni i ndihmave është afër Odesës. Në Zaporoshe ekziston rreziku i madh sepse mund të jetë e kontrolluar nga rusët”, thanë ata.

Fillimisht, mjekët kanë kanë shërbyer në kufirin Poloni-Ukrainë, ku kanë dhënë ndihmën e tyre për shqiparët e gjendur atje, si dhe për refugjatët ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026