Shqiptarët rrisin investimet jashtë, ngadalësohet tregu vendas i pasurive

5 Maj 2026 | 21:50

Të dhënat e Eurostat tregojnë një rritje të ndjeshme të investimeve të shqiptarëve jashtë vendit, kryesisht në pasuri të paluajtshme. Në vitin 2023, këto investime arritën në rreth 760 milionë euro, një nivel dukshëm më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme.

Statistikat për investimet direkte jashtë vendit (FDI) përfshijnë edhe blerjet e pronave nga individët jashtë kufijve, duke reflektuar zhvendosjen e kapitalit drejt tregjeve të huaja.

Ndërkohë, në tregun vendas po vërehet një ngadalësim i shitjeve të pasurive të paluajtshme. Edhe pse ndërtimi vijon me ritme të larta, kërkesa për blerje është zbutur, duke sjellë më pak transaksione krahasuar me vitet e kaluara.

Ekspertët e lidhin këtë zhvillim me disa faktorë, si rritja e çmimeve të banesave në Shqipëri, kërkesa për investime më të sigurta jashtë vendit, emigracioni dhe lidhjet ekonomike ndërkombëtare. Një rol të rëndësishëm luan edhe forcimi i lekut ndaj euros, që i bën më të përballueshme blerjet e pronave jashtë vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026