Shqiptari që bën byrek në SHBA: TikTok më rriti biznesin
Filip Kajtazi, është një shqiptar nga Kosova i cili prej vitesh jeton në Amerikë, i cili gatuan byrek për klientë amerikanë, por jo vetëm.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kajtazi u shpreh se biznesi i tij pësoi rritje, pasi hapi faqe në rrjetet sociale, TikTok dhe Instagram, ku promovonte punën e tij.
Kajtazi nënvizoi se në fillim, klientët e tij ishin më së shumti shqiptarë, por pas promovimit të biznesit në rrjetet sociale, është shtuar edhe klientela e huaj.
“Prej covid-it më ka rënë pak puna. Gruaja me fëmijët e mi më thanë pse nuk e provon Tik Tok-un, ose Instagram, për të hapur një faqe biznesi. Thashë po, po e provoj njëherë. E hapa faqen dhe u rrit biznesi në TikTok dhe Instagram. Postimi i parë ka qenë byrek. Mu duke pak si marëzi në fillim, pastaj fillova edhe të tregoj veten.
Është një biznes i vogël, po ka shumë kalimtarë, kemi shumë shqiptarë, një popullatë të madhe. Në fillim kanë qenë vetëm shqiptarë, nuk e kanë ditur amerikanët. Kur kam hapur Instagramin dhe Tik Tok-un kam pasur shumë klientë të ndryshëm”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian