Shqiptari vdiq në Mekë| Flet djali i tij: E varrosën atje, ja pse s’e kthyen trupin

22 Qershor 2024 | 21:11

Mensur Gashi, djali i Muarrem Gashit që humbi jetën gjatë pelegrinazhit në Mekë, ka rrëfyer në një lidhje për emisionin “Review” në Euronews Albania se trupin e të atit nuk kanë mundur ta varrosin në Shqipëri.

Mensuri tha se varrosja e trupit të të atit në Shqipëri ishte e pamundur, pasi sipas tij, ligji i Sheriatit në Arabinë Saudite thotë se një person që vdes në Haxh duhet të varroset atje.

Ai tha se kishte komunikuar me të atin një ditë para se ai të ndërronte jetë dhe sipas Mensurit, shkak i vdekjes së tij mund të ketë qenë vapa e madhe e temperaturat e larta.

“Për ne si familje ka qenë një situatë e rëndë, sepse kemi humbur kryefamiljarin. Ishte nisur për në Haxh për herë të parë. Ishte 63-vjeç. Nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor asnjëherë. Ka humbur jetën në 13 qershor. Ditë e enjte në mëngjes. Deri atë ditë ka qenë mirë me shëndet.

Edhe atje ka qenë vapa, i nxehti, por në ditët që kanë qenë të nxehta, ata nuk kanë dalë jashtë. Një ditë para kam komunikuar. Ne kemi pasur komunikim disa herë në ditë, 2-3 herë. Një ditë para ka qenë pak i sëmurë. I kam thënë që e keni ftohje. Nuk kemi diçka zyrtare, por javën e ardhshme kthehen nga Haxhi ata që kanë qenë bashkë dhe presim të mësojmë diçka.

Kemi provuar që prindin ta kthenim në Kosovë, ta varrosnim në vendlindje, por kjo është e pamundur, sepse është ligji i Sheriatit atje që thotë se nuk lejohet që një person që vdes në Haxh të kthehet në vendlindje. Ai është varrosur në datën 14 qershor atje. Kemi menduar të shkojmë, por ka qenë e pamundur. Mendojmë të shkojmë më pas”, tha Gashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026