Shtatë të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në RMV

17 Shtator 2020 | 13:19

Shtatë pacientë të vdekur dhe 186 raste të reja meCOVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Viktimat janë një pacient nga Kumanova (53 vjeç), dy pacientë nga Struga (68 dhe 70 vjeç), një pacientë nga Gostivari (61 vjeç) dhe tre pacientë nga Delçeva (43,60 dhe 78 vjeç).

Bashkë me këto raste, Maqedonia e Veriut numëron deri tani 675 viktima nga coronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se 186 rastet e fundit pozitive janë zbuluar nga kryerja e 1 674 testeve.

Ndërkohë gjatë ditës së fundit 85 pacientë janë rikuperuar duke lënë spitalin. 

Deri më tani, në RMV janë kryer gjithsej 171,155 teste covid-19 , ku kanë rezultuar të  infektuar mbi 16 mijë persona.

Nga këta mbi 13 mijë janë shëruar kurse mbeten ende raste aktive 1 964 raste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026