Shtëpi me 1 euro në Itali? Gazetari shpjegon se si qëndron e vërteta

14 Janar 2024 | 17:35

Gazetari Arbër Agalliu ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euroenws Albania ku ndër të tjera foli edhe për banesat të cilat po shiten me 1 euro në Itali.

Ai tha se e vërteta e kësaj politike, është se në fillim ka dështuar, por kohët e fundit duket se po funksionon më së miri dhe po kthehet në një “bum” ekonomik për këto qyteza, të cilat kryesisht banohen vetëm nga të moshuarit.

Agalliu tha se zakonisht këto banesa që shiten me 1 euro, janë banesa që nuk kanë pasur trashëgimtar dhe kanë kaluar në dorëzim të komunave në Itali, ndërsa shtoi se kohët e fundit, blerësit kryesor të këtyre pronave janë amerikanët.

“Italia është shumë më e madhe se Shqipëria, italianët gjenden në përgjithësi me dy shtëpi si pronë e patundshme. Shpesh në momentin që një shtëpi mbetet pa një pronar dhe herë-herë në këto qyteza të jugut kanë mbetur vetëm të moshuarit, në momentin kur edhe i moshuari ndërron jetë,  në një moment prona i kalon komunës, në rast se nuk ka pasardhës.

Kjo ideja e shtëpive me 1 euro është tërheqëse jo vetëm për rikthimin e stërnipërve nga vende të tjera të botës por edhe për turizmin. Shumica e këtyre shtëpive po blihen nga amerikanë. Normale më pas hyjnë në lojë disa politika që nga bashkia në bashki ndryshojnë. Por për shumë kjo politik e shtëpive me 1 euro ka filluar në vitin 2004 në rajonin e Siçilisë. Në fillim kjo ka qenë dështim, por më pas kjo është shndërruar në një “bum” ekonomik për këto qyteza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026