Shtrenjtohet kredia, rriten bonot e thesarit

1 Shtator 2022 | 14:09

Normat e interesit për kreditë janë rritur me 1.22 pikë përqindje në fund të korrikut.

Bankat kanë shtrenjtuar huatë në të gjitha valutat.

Interesi mesatar për kreditë në lekë për individët është 7.38%, kundrejt 6.16 % që ishte kjo normë një vit më parë.

Kredia është shtrenjtuar edhe për monedhat e tjera.

Interesi për financimet në monedhën euro është 3.13% për individët dhe 4.86% për bizneset.

Rritjen më të lartë e ka pasur interesi për huatë në dollarë, nga 3.94% një vit më parë interesat kanë arritur në 14.37%.

Bankat tregtare kanë reflektuar norma të larta interesi për kreditë duke reflektuar politikat që kanë marrë bankat qendrore.

Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara ka marrë e para vendimin për shtrenjtimin e kostos të dollarit.

Banka e Shqipërisë rriti dy herë me dy shkallë interesin e lekut gjatë muajve të verës dhe Banka Qendrore Europiane rriti me 0.5% interesin për euron.

Interesat e lartë po shtrenjtojnë edhe koston e borxhit të qeverisë. Në ankandin e zhvilluar një ditë më parë Ministria e Financave ka blerë 10.5 miliard lekë me një yield mesatar 3.73% duke kapur një nga normat më të larta të bonove të thesarit gjatë 5 vjeçarit të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026