Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Spahia me probleme shëndetësore
Seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e planifikuar të zhvillohej në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), është shtyrë për shkak të mungesës së të pandehurit.
Sipas avokatit mbrojtës, Spahia ndodhet në pamundësi për të marrë pjesë në seancë, pasi prej një muaji ka thyer këmbën dhe, sipas rekomandimeve mjekësore, nuk mund të lëvizë.
Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor të paraqitur nga mbrojtja, prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, vuri në dukje se mjekët kanë rekomanduar që Spahia mund të lëvizë me ndihmën e patericave.
Për këtë arsye, ajo kërkoi kohë për marrjen e masave të nevojshme që të sigurohet prania fizike e të pandehurit në seancën e ardhshme.
Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 10 tetor, ku pritet që Bardh Spahia të jetë i pranishëm dhe të merret në pyetje.
Deputeti demokrat akuzohet për pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës, gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë Shkodër.
Sipas dosjes hetimore, ai nuk ka zbatuar një vendim gjykate që urdhëronte rikthimin në detyrë të drejtorit të Ujësjellësit, të cilin e kishte shkarkuar në mënyrë të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:31 Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën